BLINDON YJET
Ballkani blindon futbollistët bazë
30 November, 2019 @17:14
Lideri i Superligës, Ballkani, ka treguar se është duke bërë projekt serioz sot.
Skudara suharekase ka vazhduar kontratat për gjashtë futbollistë të saj, që i ka cilësuar si kyq të ekipit, ku më e shkurta është për 2 vjet shtesë, ndërsa një tjetër shkon edhe për 5 vjet shtesë!
“Duke marrë për bazë se këta futbollistë kanë dëshmuar me punë, pasion, përkushtim, të mbrojnë ngjyrat e klubit, Ballkani me vullnet ka vazhduar bashkëpunimin afatgjatë me futbollistët në fjalë,” është thënë në njoftimin e fundit të lëshuar nga klubi portokall-e-zi.
Visar Berisha - i vazhdohet kontrata deri në vitin 2022. Blend Baftiu - i vazhdohet kontrata deri në vitin 2021. Ramiz Bytyqi - i vazhdohet kontrata deri në vitin 2024. Jetmir Topalli - i vazhdohet kontrata deri në vitin 2021. Kushtrim Gashi - i vazhdohet kontrata deri në vitin 2022. Edvin Kuc - i vazhdohet kontrata deri në vitin 2021.
Sidoqoftë, me këtë nuk përfundon asgjë për Ballkanin. Kjo, pasi që ekipi ka premtuar se do të ketë befasi dhe lojëra të mira edhe në vazhdim të stinorit.
Përndryshe, Ballkanit i duhet vetëm edhe një pikë në xhiron e radhës, për të mbyllur pjesën vjeshtore të stinorit si kampion i pjesës së parë të stinorit.