NGA KROACIA
Kastrati e Uzuni me gol, Lokomotiva fitoren ia dedikon Shqipërisë
29 November, 2019 @21:23
Skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, ku luajnë reprezentuesi i Kosovës Lirim Kastrati dhe ai i Shqipërisë Myrto Uzuni ka shënuar fitore 4-0 ndaj Goricës në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor në elitën kroate.
Kastrati ka hapur serinë e golave për Lokomotivën, duke shënuar në minutën e 40 të takimit, ndërsa dy minuta më vonë shënoi edhe Uzuni.
Në ndërkohë, pas ndeshjes faqja zyrtare e këtij ekipi, ka bërë të ditur që fitoren ia dedikon shqiptarëve, pas tragjedisë së përjetuar në termetin e rajonit të Durrësit.
Përndryshe, me këtë fitore Lokomotiva ka arritur në pozitë të tretë të renditjes tabelare, me 28 pikë nga 17 ndeshje, 3 më pak se Hajduku i dyti, dhe 7 më pak se Dinamoja lidere.