FIFA RANKING
Kosova shënon rënie në renditjen mujore të FIFA-së
28 November, 2019 @15:19
Dy humbjet e shënuara në nëntor, nga Çekia dhe Anglia dhe vetëm një gol i shënuar në këto dy ndeshje, kanë bërë që Kosova të shënojë rënie në renditjen mujore të shteteve që e publikon FIFA.
Kështu, nga pozita e 114-të, Kosova ka rënë në pozitën e 115-të të FIFA-së për muajin nëntor, në renditjen e fundit të publikuar sot.
Shkaktar i rënies së Kosovës kanë qenë rezultatet e mira të Zimbabvesë në garat kualifikuese afrikane, që ka kërcyer gjashtë pozita lartë dhe bashkë me Kosovën, rënie kanë pësuar edhe Tajlanda, Azerbajxhani, Korea e Veriut e Nigeri.