E FUNDIT
E pritura, ndodhi
29 November, 2019 @11:15
Humbja e djeshme nga Eintrachti i Frankfurtit në kuadër të Europa Ligës, mbushi tërë kapakun e durimit te drejtuesit e klubit të Arsenalit.
Unai Emery më nuk është trajner i klubit londinez. Shtatë ndeshje pa fitore, ecuria më e keqe e rezultateve që prej vitit 1992 dhe shikueshmëria e djeshme, më e dobëta në histori të Emirates, bëri që spanjollit t’i tregohet dera.
Emery qëndroi vetëm 18 muaj si trajner i Arsenalit, pasi që mori detyrën nga legjenda e klubit, Arsene Wenger.
“Kemi kërkuar nga Freddie Ljungberg të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë të klubit si trajner i përkohshëm. Kemi besim në aftësitë e Freddit që të na çojë përpara. Në ndërkohë ne jemi në kërkim të trajnerit të ri dhe do të njoftojmë kur të kryhet procesi,” ka shkruar komunikata e klubit.
Nuno Espirito Santo, kryetrajner i Wolvesit ose Mauricio Pochettino, ish trajner i Tottehamit - janë përfolur më parë si mundësi për të marrë drejtimin e Arsenalit.