OLYMPIQUE MARSEILLE - BREST
Marseille shpëton në fund
29 November, 2019 @22:51
Pas pjesës së parë pa gola të shënuara në ndeshjen hapëse të xhiros XV të Ligue 1, Marseille i drejtuar nga Andre Villas-Boas hapi turbinat për të shkuar drejt fitores.
Shpejt, mbrojtësi francez Bouna Sarr shënoi për avantazh 1-0 (56’). Dhe derisa vendasit dukej se shkonin drejt fitores, ka qenë Irvin Cordona i Brestit që përgatiti befasinë duke barazuar 1-1 (88’).
Sidoqoftë, marsejezët u nxorrën nga kjo ndeshje, pasi që serbi Nemanja Radonjic shënoi një minutë më vonë për fitoren e ekipit 2-1 (89’).
Kjo fitore e afron ekipin e portugezit Villas-Boas me PSG-në, që është në krye të Ligue 1, në 5 pikë, derisa lideri ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
TABELA AKTUALE:
1. PSG 33 pikë, 14 ndeshje;
2. Marseille 28 pikë, 15 ndeshje;
3. Angers 24 pikë, 14 ndeshje;
4. Bordeaux 22 pikë, 14 ndeshje;
5. St-Etienne 22 pikë, 14 ndeshje…