WOLFSBURG 2-3 WERDER
Milot Rashica i sjell fitoren e parë Werderit që prej shtatorit
1 December, 2019 @20:04
Sot kemi hyrë në dhjetor të vitit 2019, ndërsa fitorja e fundit në Bundesligë për Werderin daton më 14 shtator 2019, kur kishin mposhtur Union Berlinin si mysafir!
E kryesori në fitoren e madhe të Werderit, që përkohësisht u jep frymë në tabelë, ka qenë mesfushori i shkëlqyer i Kosovës, Milot Rashica.
Rashica ka shënuar golin e parë dhe të avantazhit për ëerderin sot nga penalltia, ndërsa 7 minuta para fundit të ndeshjes edhe ka vendosur epilogun e takimit, Wolfsburg 2-3 Werder.
OPTASTATS @ MILOT RASHICA
Miloti në këtë përballje, përgjatë 90min lojë ka pasur 5 shuta në portë, prej të cilave dy kanë qenë në kornizë të golit. Ai ka kryer 25 pasime për ekipin, 5 krosime dhe 2 starte, derisa asnjëherë nuk është zënë në pozitë jashtë loje gjatë ndeshjes.
NUMRI I GOLAVE
Përndryshe, me golat e sotëm, numri i golave të Rashicës në Bundesligë këtë stinor ngritet në gjashtë.
TABELA AKTUALE:
11. UnionBerlin 16p, 13 ndeshje;
12. Werder 14p, 13 ndeshje;
13. Augsburg 14p, 13 ndeshje;
14. Fortuna 12p, 13 ndeshje;
15. Mainz 12p, 12 ndeshje…