Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - FERIZAJ

Dygolësh i Çerkinit, Ferizaj triumfon në Skenderaj

Foto: FC Ferizaj

Dygolësh i Çerkinit, Ferizaj triumfon në Skenderaj


2 December, 2019 @14:57

Në njërën prej ndeshjeve të xhiros së fundit të edicionit vjeshtor, skuadra e Ferizajit ka arritur të shënojë fitore mjaft të rëndësishme ndaj Drenicës në Skenderaj.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga Bekim Isufi ishte Dardan Çerkini, i cili shënoi dy herë, për t’ia dhuruar Ferizajit fitoren me rezultatin final 0-2.

Fillmisht Çerkini shënoi në minutën e 20’, e më pas edhe një herë tjetër shënoi 20 minuta më vonë, derisa në pjesën e mbetur të ndeshjes mysafirët e menaxhuan mirë ndeshjen dhe arritën të largohen nga Skenderaj me pikë të plota.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Ferizaj në pushimin dimëror shkon në pozitën e 10, duke u afruar me pikë me skuadrat që janë jashtë zonës së rrezikshme, kurse Drenica momentalisht është e qetë në mesin e tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga