LARGIMI I MARCOS SILVAS DHE PASOJAT
Kriza në Everton dhe pasardhësi i Silvas
6 December, 2019 @16:23
Vendimi i mbrëmshëm i drejtuesve të Evertonit për të shkarkuar nga detyra trajnerin Marcos Silva, pritet të fusë ekipin edhe më shumë në krizë të rezultateve.
Krejt kjo, pasi që pronari i ekipit Farhad Moshiri, tashmë duket se s’po e dëgjon askë, sa i përket politikave të ngritjes së klubit.
Synimi i tij ka qenë që ai të arrijë në, siç e quajti Hollywoodi i Footballit në VeriPerëndim të Anglisë, duke u bërë rival i denjë me Manchester United, Manchester City dhe Liverpoolin.
Por, rrugëtimi i tij pas largimit të Roberto Martinezit nuk po duket i mirë. Në vend të Hollywoodit, duket se kjo ka filluar t’i ngjajë serialeve latino-amerikane!
FOTO: Farhad Moshiri, pronar i Evertonit
Pas Martinezit Ronald Koeman qëndroi vetëm nëntë javë me të nisur stinori i dytë. Tash ecën edhe Silva.
Portugezi 42 vjeç erdhi nga Watfordi te Everton. E nisi punën në fillim të stinorit 2018/19 dhe tash, në xhiron e XV të stinorit të dytë në detyrë, pas rezultateve tejet të këqija po largohet.
Everton është në zonën e rënies. Me vetëm 14 pikë nga 15 ndeshje të zhvilluara. Por koha e largimit të trajnerit duket aspak e mirë për analistët e shumtë të Premier Ligës.
Favorit për të rikthyer Evertonin në TOP 7 të Premier Ligës duket ish trajneri i dikurshëm i tyre, David Moyes.
Sidoqoftë, vjen apo jo Moyes, puna e Evertonit s’do të jetë aspak e lehtë. Vetëm deri në fund të vitit kanë këto ndeshje në Premier Ligë: Everton-Chelsea, ManchesterUnited-Everton, Everton-Arsenal, Everton Burnley dhe NewcastleUnited-Everton!