NIGEL PEARSON DEBUTON SOT
Pearson deri në fund të stinorit, si zëvendësues i Floresit
7 December, 2019 @11:33
Watford ka ndërruar trajnerin. Nigel Pearson është emëruar trajner i ekipit deri në fund të stinorit, pas shkarkimit të Quique Sanchez Floresit, që ishte për 90 ditë në krye të ekipit.
Trajneri 56 vjeç do të debutojë te ekipi i tij i ri në përballjen e sotme që ëatford e zhvillon ndaj Crystal Palace‘it.
Ish trajneri i Leicesterit pritet të sjellë ndikim në ekip, me përvojën dhe sukseset e tija të mëparshme, deri në fund të stinorit, ka thënë kryetari i klubit të Watfordit, Scott Duxbury.
Ndërsa e shtunja pritet të jetë mundësi perfekte për të startuar me fitore, ka shtuar Duxbury, për tre pikë të reja për ekipin që s’po kalon stinor të mirë.
15 ndeshjet e para të stinorit, vetëm 8 pikë të fituara dhe një fitore e vetme deri tash - është bilanci i Watfordit - që është i fundit në klasifikim!