1/8 E KUPËS SË KOSOVËS
Feronikeli lehtë ndaj ekipit të ri prizrenas
7 December, 2019 @15:48
Kampioni aktual i Kosovës ka kaluar lehtë në çerekfinale të Kupës, pasi që përballë ka pasur ekipin nga Liga e Dytë e Kosovës, ekipin e ri prizrenas në gara, A&N.
Ekipi që po rimëkëmbet pas startit jo të mirë në Superligë, ka mposhtur mysafirët 5-0 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Dominimi i ekipit vendas në një terren me lloq ka nisur që prej minutës së 20 të takimit, ndërsa goli i parë erdhi përmes Albert Dabiqajt 1-0 (22’).
Më pas Kastriot Rexha shënoi për 2-0, ndërsa Jean Carioca shtoi për 3-0. Albert Dabiqaj çoi avantazhin në 4-0 (75’)në pjesë të dytë, derisa kah fundi ka qenë Besmir Bojku që vulosi rezultatin përfundimtar 5-0 (88’).
Me këtë fitore, Feronikeli kalon në tetëshen më të mirë të Kupës së Kosovës dhe pas eliminimit të disa skuadrave të forta në xhirot e kaluara, do të ketë rast të mirë të synojë të ngris atë në fund të stinorit.