TOTTENHAM HOTSPURS 5-0 BURNLEY
Son me brilancën e vitit, Tottenham i kthehet fitores
7 December, 2019 @18:01
Seria prej tre fitoreve radhazi me Jose Mourinhon e Tottenhamit, që u ndërpre në xhiron e kaluar nga Manchester United, ka vazhduar sot.
Tottenham është treguar i pamëshirshëm ndaj Burnleyt, duke e mposhtur bindshëm 5-0 [Kane 4, 54, Moura 9, Son 32, Sissoko 74’].
Heung min Son ka shënuar një super gol, duke vrapuar literalisht prej golit në gol për të shënuar, ndërsa Kane ka kontribuuar me dy mjeshtëri të tija në fitore.
Me këtë fitore, Spurs ngritet në pozitën e pestë të klasifikimit.