1/8 E KUPËS SË KOSOVËS
Drenica pa telashe ndaj Dardanës, arrin çerekfinalen
7 December, 2019 @15:59
Skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku, Drenica, ka kaluar pa telashe në çerekfinale të Kupës së Kosovës duke e mposhtur Dardanën sot.
Kuqezinjtë nga Skenderaji që në pjesë të parë kanë kryer dilemën sa i përket çerekfinalistit, pasi që shënuan tre herë në portën e kamenicasve.
Epërsinë drenicakëve ia dha Genc Hamiti 1-0 (26’), ndërsa në këtë ritëm ekipi vazhdoi deri në fund të pjesës së parë, kur Hysen Tahiri e bëri 2-0 (37’) ndërsa Qemail Elshani 3-0 (45’).
Pjesa e dytë kaloi qetë, derisa ekipet rrokullisnin topin në fushë, ku mysafirët dukeshin pa gjasa për të bërë diçka më shumë në ndeshje. Në fund, mysafirët shënuan edhe autogol, kur pa dashje, duke tentuar të largojë topin, Gentrit Bislimi shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0 (90’ AG.).
Drenica kështu, bashkë me Ballkanin, Feronikelin e Dukagjinin bëhen ekipet e para që sigurojnë tetëshen përfundimtare të Kupës.
FORMACIONET STARTUESE
Drenica: Hodaj, Marku, Sykaj, Lladrovci, Lushtaku, Elshani, Hamiti, Tahiri, Thaqi, Hysaj, Abazi. | Dardana: Behluli, Arifi, Sermaxhaj, Bislimi, Dodolli, Ismajli, Dermaku, Janovali, Kastrati, Mulaku, Rifati. |