1/8 E KUPËS SË KOSOVËS
Arbëria e pafat, Prishtinën e shpëtoi penalltia
8 December, 2019 @15:39
Përkundër se Prishtina ka pasur 19 raste për të shënuar gol sot në përballjen e së tetës së finales së Kupës së Kosovës ndaj Arbërisë, këta të fundit kanë qenë të pafat - pasi që kanë humbur raste ideale për të shënuar.
Dhjetë tentime nga Arbëria dhe dy herë goditje në shtyllën e ekipit të Prishtinës, por goli nuk erdh për ekipin nga Lipjani që ka treguar tepër lojë të mirë.
E Prishtina me penalltinë e fituar në minutën e 27-të të ndeshjes, që e konkretizoi Meriton Korenica, ka siguruar biletën për çerekfinale.