1/8 E KUPËS SË KOSOVËS
6 gola, Vushtrria eliminon Trepçën, siguron çerekfinalen
8 December, 2019 @16:48
Ndeshje e bukur me plotë gola është zhvilluar në Adem Jashari të Mitrovicës sot, derisa Trepça që garon në Ligë të Parë të Kosovës, është mposhtur nga ekipi i Superligës, Vushtrria 2-4, ku këta të fundit siguruan çerekfinalen e garës.
Trepça avancoi. Halil Hucati i mitrovicasve pasi që u ndal nga Daut Maxhuni, referi kryesor Visar Kastrati sinjalizoi në penallti.
Veton Shabani shutoi, ndërsa topin e mbrojti portieri Enes Manxholli, por jo mirë, pasi që topin e dëbuar Shabani e futi në portë për 1-0 (18’).
Vushtrria barazoi. Eri Lamçja shënoi për 1-1 (28’). Pastaj sulmuesi Jasmin Raboshta pat rast të mirë, por preciziteti i shutit të tij, për pak dështoi - pasi që qëlloi shtyllën e vendasve.
Me të filluar pjesa e dytë Ygor Vinicius de Souza i dha avantazhin vushtrriasve, pasi që pranoi top të mirë nga Lamçja 1-2 (55’).
Trepça shënoi, por goli i Armandos nuk u pranua, pasi që referi sinjalizoi pozitë jashtë loje - ofsajd. Vushtrria në anën tjetër reagoi përsëri. Kësaj radhe Bashkim Shala, shuton i kthehet topi dhe në tentimn e radhës nga zona - qëllon për 1-3 (65’).
Mitrovicasit nuk u dorëzuan. Ardian Neziri me një goditje precize nga 17m shënon për 2-3 (82’) dhe Trepça mori krahë për të kërkuar barazimin dhe vazhdimet eventuale.
Kjo nuk ndodhi. Vushtrria me përvojën e saj shfrytëzoi zbrazëtirat e vendasve që kërkonin golin dhe Nertil Hoxaj konkretizoi për përfundimtaren 2-4 (90’+ 4).
Kështu Vushtrria siguron çerekfinalen e Kupës dhe tashmë bashkë me gjashtë ekipe tjera nga Superliga dhe një nga Liga e Parë - do të futet në luftë të ngushë për Kupën e Kosovës.