1/8 E KUPËS SË KOSOVËS
Gjilani me goleadë në çerekfinale
8 December, 2019 @16:18
Gjilani ka pasur punë të lehtë sot në të tetën e finales së Kupës, pasi që kundërshtari i tyre, 2 Korriku, nuk u tregua rival i denjë për ta.
Të kuqtë e Gentian Mejzanit shënuan fitore bindëse me rezultat 6-1 për të shkruar emrin në çerekfinale të Kupës, ndërsa seria e golave të vendasve nisi heret.
Fiton Hajdari 1-0 (7’), Fjoart Jonuzai (22’), Tomislav Busic (35’, 40’), Gerhard Progni (45’) dhe Qëndrim Dautaj (65’) shënuan golat e fitores së Gjilanit, ndërsa të vetmin për mysafirët e rinj nga Prishtina e shënoi Arbnor Shala (18’).