LIVERPOOL E NAPOLI - SIGUROJNË
Ndeshja e parë pa gol të pranuar, për lidership dhe kualifikim
10 December, 2019 @21:46
Liverpool ka shënuar fitoren e parë të stinorit në Champions League pa pranuar gol.
Kampionët aktual evropian që tash e tutje do të jenë të koncentruar në titullin e kampionit të Botës, kanë mposhtur Salzburgun në Austri 0-2 me golat e shënuara në pjesë të dytë nga Naby Keita (57’) dhe Mo Salah (58’).
Napoli në anën tjetër ka demoluar Genkun pa gjasa për EuropaLigë 4-0, ku polaku Arkadiusz Milik ka shënuar hat-trick [Arkadiusz Milik 3’, 26’, 38’, Dries Mertens 74’].
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT E:
1. Liverpool 13p.
2. Napoli 12p.
3. Salzburg 7p.
4. Genk 1p.
Dy ekipet e para kalojnë në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa vendi i tretë vazhdon garat evropiane në EuropaLigë.