WADA
Rusia jashtë LO 2020 dhe Kupës Botërore 2022
9 December, 2019 @13:51
Komisioni anti-doping (Wada), ka ndaluar Rusinë të merr pjesë në ngjarjet e mëdha sportive për katër vitet e ardhshme.
Për shkak të manipulimit në testet për doping që i kishin bërë në janar të vitit 2019, Rusia nuk do të merr pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe në Kupën Botërore 2022.
Sportistët rus që janë dëshmuar se nuk kanë përdorur doping, mund të marrin pjesë si të pavarur.
Përflitej se Rusia mund të largohet edhe nga Euro 2020, por nuk ndodhi. Rusia në Euro 2020 do të jetë nikoqire me qytetin St. Petersburg, derisa organizimet nga UEFA-ja nuk u llogariten si ngjarje të mëdha sportive.
Gjithsesi, Wada gjithashtu ka thënë se Rusia ka të drejtë të ankohet brenda 21 ditëve. Në rast se ankesa e tyre pranohet, dënimi mund të zvogëlohet apo edhe të anulohet totalisht, gjë që vështirë mund të ndodhë.