BOLOGNA 2-3 MILAN
Këndellja vazhdon, e dyta me radhë
8 December, 2019 @22:44
Që prej gushtit, kur pat fituar ndaj Brescias dhe Veronës, Milan nuk kishte radhitur dy fitore në Serie A këtë stinor.
E kjo ndodhi me fitoren e sontme. Pas fitores ndaj Parmës, rossonerët mposhtën edhe Bolognën 2-3 [Theo AG 40’, Sansone 84’ (P) - Piatek 15’, Theo 32’, Bonaventura 46’].
Me fitore Milan kërcen në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare, duke arritur kuotën e 20 pikëve pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.
Piatek shënoi për herë të parë në Serie A pas tetorit, ndërsa të drejtuar nga Stefano Pioli rossonerët pritet që të kryejnë mirë vitin pasi që në dy përballjet e fundit në ligë presin Sassuolon dhe i shkojnë Atalantës së rrezikshme.