Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI

Fiton, kualifikohet dhe shkarkon trajnerin!

Fiton, kualifikohet dhe shkarkon trajnerin!


10 December, 2019 @23:41

Një lajm i vonshëm na vjen nga Italia!

Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm kur bëhet fjalë për futbollin italian, në Twitter ka shkruar që Carlo Ancelotti është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Napolit menjëherë pas ndeshjes së sontme, ndeshje të cilën Napoli e fitoi 4-0 përballë Genkut.

Kjo fitore bëri që Napoli të kualifikohet për 1/8 e finales në Champions League, mirëpo logjikisht, ajo që ka shtyer në shkarkimin e italianit është forma jo edhe aq e mirë e Napolit në Serie A këtë sezon.

Më tutje, Romano ka shkruar që në krye të Napolit përkohësisht trajner do të emërohet Gennaro Gattuso, kurse për të ardhmen e Ancelottit më shumë informacione do të ketë ditëve në vijim.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League