PORTIERI I HITHAVE
Flamur Neziri largohet nga Dukagjini
12 December, 2019 @22:27
Numri një i Dukagjinit përgjatë stinorit vjeshtor të kampionatit, Flamur Neziri, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me ekipin e tij të deritashëm, KF Dukagjini.
“Falenderoj klubin për bashkëpunimin, falenderoj kryesinë, trajnerët, futbollistët, ekonomët dhe tifozët. Nga janari nuk do të jem pjesë e KF Dukagjini. Qytetit të Klinës dhe klubit i dëshiroj suksese në vazhdim,” ka shkruar Neziri në njoftimin e tij.
Neziri 32 vjeç është ftuar disa herë edhe në reprezentacionin e Kosovës, si portier i tretë i saj.
Përndryshe, Dukagjini është i fundit në renditjen tabelare të Superligës dhe do të duhet të bëj punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar stinorin e rikthimit në elitë.