VUSHTRRIA NË GJYSMËFINALE!
Përforcimi i ri, ia siguron Vushtrrisë gjysmëfinalen
15 March, 2023 @15:07
Me një gol të shënuar në pjesë të parë të ndeshjes, Vushtrria ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, duke qenë se eliminoi ekipin e vetëm dhe senzacionin e Ligës së Dytë, KF Beharin me rezultat minimal: Vushtrria - Behari 1-0 [Shpresim Zogu 29].
Sulmuesi i ri i ekipit, Shpresim Zogu, shënoi golin e vetëm të Vushtrrisë, ndërsa lojtari kujtojmë, kishte ardhur nga Feronikeli’74 pasi këta të fundit nuk kanë të drejtë të regjistrojnë lojtarë të ri në ekip për shkak të borxheve dhe FIFA ua ka bllokuar këtë mundësi.
E Zogu, që kaloi në janar te Feronikeli’74, shpejt gjeti veten në Vushtrri, duke u bërë njeriu kyq sot në fitoren e ekipit që ditë më parë shkarkoi trajnerin Alban Dragusha nga detyra dhe emëroi përkohësisht në këtë detyrë Mensur Maxhunin, i cili që në ndeshjen e parë të tij ka kthyer ekipin në fitore.
Behari, që bëri senzacion duke arritur për herë të parë në histori në çerekfinale të Kupës, rrugëtimin e kishte deri këtu.
Vushtrria, që është ekipi i vetëm nga Liga e Parë e Kosovës që ende “gjallë” në Kupë të Kosovës 2022/23 do të pret kundërshtarin e radhës në gjysmëfinale, pas shortit që do të mbahet në zyret e FFK-së.