Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUFFON

Përfundimi i një epoke

Përfundimi i një epoke


11 May, 2021 @16:44

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në përfundim të stinorit.

“Kemi arritur në fundin e një cikli” - u shpreh ai.

43 vjeçari u rikthye në Torino në korrik të vitit 2019, pas një përvoje njëvjeçare me PSG-në, por kontrata e tij përfundon në qershor të këtij viti dhe fituesi i Kupës së Botës mendon se ka ardhur koha t’i ndajë rrugët me Zonjën e Vjetër.

“E ardhmja ime është e qartë dhe e definuar. Kjo përvojë e bukur dhe e gjatë me Juven do ta arrijë fundin përfundimisht këtë vit. Ose do të ndaloj së luajturi, ose do ta gjej një situatë që më motivon të luaj, ose do të nis një përvojë tjetër jetësore. Do t’i konsideroj të gjitha. Ndjej se kam dhënë gjithçka për Juven dhe Juve më ka dhënë gjithçka. Më shumë se kaq nuk mund të bëhet.” - u shpreh portieri legjendar.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A