Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U-15

Përfundon kampi i talentëve

Foto: FFK

Përfundon kampi i talentëve


Teksti dhe fotografitë: FFK

5 July, 2015 @16:58

Sot më 5 korrik në stadiumin “Agron Rama” u zhvillua ndeshja finale e Kampit Edukativ Nacional, pasi që më parë Ekipi i trajnerëve në krye me Albert Bunjaku pëzgjedhës, kishin bërë me kujdes dhe në mënyrë profesionale përzgjedhjen e 36 futbollistëve në mesin e 144 futbollistëve sa morën pjesë në këtë kamp. 

Me këtë ndeshje është përmbyllur kampio Edukativ Nacional për grup-moshën U-15 ku për tri ditë u zhvilluan 12 ndeshje ndërmjet Rajoneve të Kosovës duke dëshmuar kështu cilësi, rivalitet dhe frymë sportive. 

Adhuruesit patën rastin të shohin shumë futbollistë të rinj të talentuar që janë ardhmëria e futbollit të Kosovës. Pas një loje tejet të pëlqyeshme nga të dyja përzgjedhjet më të mirë ishin Përzgjedhja e “Bardhë” të cilët ngadhënjyem me rezultat 1:0 me golin që e shënoi Valmir Veliu në minutën e 43-të. 

Të pranishëm ishin krerët e FFK-së kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi, anëtari i KE Agim Maloku dhe sekretari i përgjitshëm Eroll Salihu. 

Pas përfundimit të ndeshjes me të cilën u mbyll edhe kampi kryetari i FFK-së Fadil Vokrri deklaroi: Ky është edicioni i 6-të i Kampit Edukativ Nacional për grup-moshën U-15 dhe mendoj se kampe të foramtit të tillë që është i vetmi në rajon plotësisht e ka arsyetuar mbajtjen dhe organizimin dhe unë falënderoi të gjithë ata tarjnerë, futbollistë dhe të tjerët që u angazhuan për mbarëvajtjen e këtij kampi. Gjatë këtyre ditëve ne dhe adhuruesit patëm rastin të shohim shumë futbollistë të talentuar dhe kjo na jep shpresë për një të ardhme të futbollit të Kosovës aq më parë që së shpejti pritet që edhe ne të jemi pjesë e Evropës dhe botës. 

Përzgjedhësi Albert Bunjaku me rastin e mbylljes së garave të kampit u shpreh: Ishte një kamp i mirë dhe mirë është që po vazhond tradita e mbajtjes së kampeve të tilla tash e gjashtë vite. Natyrisht se nga viti në viti ndryshon edhe cilësia. Këta futbolllistë të rinj po rriten e zhvillohen nëpër klubet tona, ne vetëm jemi përpjekur të bëjmë përzgjedhjen e më të mirëve për momentin sepse ka edhe të tjerë që nesër mund të jenë edhe më të mirë. Me kampin mendoj se po bëhet një punë e madhe ku janë të përfshirë një numër i madh i trajnerëve dhe futbollistëve.



Ndeshja finale:

Ekipi i Bardhë: L. Behluli, O. Osmani, J. Hamza, E. Statovci, E. Morina, B. Osmani, E. Tamva, A. Kozmaçi, R. Zhdrella, A. Krasniqi, B. Sekiraça. R. Azemi, A. Haxhijaha, V. Veliu, Y. Buleshkaj, F.Spanca, H. Sada, A. maloku.
Trajner: Isa Sadriu
Ekipi i Kaltër: Xh. Tupella. B. Kastrati, L. Vitia, A.Kapra, A. Pllana, A. Kryeziu, J. Bajgora, M. Ajeti, N. Memaj, Sh. Maloku, E. Leci. Ç. Zeneli, B. Tupella, Ç. Sermaxhaj, B. Tolaj, D. Idrizi, A. Arifi, K. Hyseni,
Trajner: Gazmend Haliti.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga