Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERRONIKELI

Vazhdon edhe Kolshi

BOROZANI/D.S.

Vazhdon edhe Kolshi


5 July, 2015 @16:02

Granit Kolshi, portieri numër një i Ferronikelit, ka vazhduar kontratën me klubin e tij, njofton faqja zyrtare e ekipit në fjalë. Gardiani i ekipit nga Drenasi është dalluar me mbrojtjet e tij, derisa ka qenë njëri ndër portierët me më së paku gola të pësuara në stinorin që shkoi. 

Kolshi, u bë i famshëm kur dy stinorë më parë shpëtoi Ferronikelin nga rënia në Ligë të Parë, duke mbrojtur penalltitë e kundërshtarit në ndeshje të barazhit. 

E një stinor më pas, ai iu gëzua titullit kampion historik me skuadrën. Kolshi që në gusht mbush të 25-tat është duke e kaluar stinorin e gjashtë te ekipi gjelbër e bardhë nga Drenasi. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga