Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDËRRIM AMBIENTI

Istogu merr Gashin e Besës

Foto: KF Besa/ Facebook

Istogu merr Gashin e Besës


5 July, 2015 @11:34

Dugagjin Gashi, do të jetë lojtar i Istogut në stinorin 2015/16. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili ka njoftuar mediat për marrëveshjen njëvjeçar me Troftat

“Arsyeja kryesore pse nënshkrova me Istogun është trajneri Genc Hoxha,” ka thënë Gashi, shkruan Tribuna sot. 

Mesfushori që në tetor mbush të tridhjetat, pritet të jetë një shtesë tejet solide për Istogun, që ditë më parë zyrtarizoi edhe trajnerin e Vëllaznimit Hoxha në krye të ekipit. 

Nga 27 ndeshje të zhvilluara me Besën në stinorin 2014/15, Dugagjinin ka qenë startues në të 27-tat prej tyre. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga