KUQ-E-ZI

Përjashtime nga kombëtarja!
31 January, 2013 @11:40
Armando Duka ka shtrënguar dhëmbët. Si duket njeriut të parë të futbollit në Shqipëri i kanë ardhë në maje të hundës refuzimet e ftesës për kombëtare nga disa futbollistë dhe për këtë FSHF-ja ka marrë një vendim interesant dhe përjashtues.
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është miratuar unanimisht rregulli që: çdo lojtarë që refuzon ftesën e parë për kombëtare, të lihet jashtë kombëtares përfundimisht, ka njoftuar sot ky organizëm, mediat.
Ky vendim i FSHF-së duket se ka ardhur pas refuzimit të fundit që ia bëri kombëtares futbollisti Ergys Kaçe, i cili refuzoi të vesh fanellën kuq-e-zi për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë, derisa të merr pasaportën greke, pas së cilës do të shqyrtonte mundësinë e veshjes së fanellës shqiptare.