Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - DRENICA

Përmbysje fantastike, Ballkani lider i Superligës!

Foto: FC Ballkani

Përmbysje fantastike, Ballkani lider i Superligës!


2 October, 2021 @17:03

Çfarë ndeshje fantastike u luajt sot mes Ballkanit dhe Drenicës në Suharekë!

Ndonëse Drenica kishte epërsi të dyfishtë, në fund Ballkani përmbysi gjithçka dhe e fitoi takimin me rezultat 3-2 (Astrit Thaqi 61’, Rustem Hoxha 70’, Armend Thaqi 83’  / Kreshnik Uka 24’, 55’ (P)), për t’u ngjitur kështu në krye të Superligës.

Seria e golave në këtë takim u hap nga Kreshnik Uka i Drenicës, i cili shënoi për 0-1 në minutën e 24’ pas asistimit nga Çlirim Avdulli.

TABELA AKTUALE

Goli i dytë i ndeshjes erdhi përsëri nga Kreshnik Uka në minutën e 55’, kur nga pika e bardhë shënoi për 0-2. Penalltia e Drenicës u referua pasi Blendi Baftiu i vendasve luajti me dorë në zonën e tij.

Megjithatë, Ballkani nuk u dorëzua dhe arriti që plotësisht ta përmbysë rezultatin.

Fillimisht për 1-1 shënoi Astrit Thaqi (61’), më pas për 2-2 u përkujdes Rustem Hoxha (70’), e për përmbysjen e plotë u përkujdes Armend Thaqi, duke shënuar për 3-2 në minutën e 83’ të ndeshjes.

Epërsinë e krijuar nga goli i tretë, Ballkani e ruajti deri në fund dhe kështu e mbylli ndeshjen me fitore, për t’u ngjitur kështu në krye të renditjes në elitën e futbollit kosovar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga