Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEICESTER - LIVERPOOL

Përmbysje fantastike, thellohet kriza e Liverpoolit

Përmbysje fantastike, thellohet kriza e Liverpoolit


13 February, 2021 @15:38

Edhe një humbje për Liverpoolin në ligë!

Ndonëse skuadra nga “Anfield Road” zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë deri 15 minuta para fundit, ishte Leicesteri skuadra që në fund iu gëzua fitores 3-1 (Maddison 78’, Vardy 81’, Barnes 87’ / Salah 67’).

Problemet në mbrojtje te Liverpooli edhe sot ishin të dukshme, e si ndaj Cityt, edhe sot rol në humbje pati portieri Alisson, fajtor në golin e dytë të Leicesterit, që i dha kahje komplet tjetër ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Kjo humbje mund ta dërgojë Liverpoolin jashtë top 4-shes në fund të xhiros, e gjasat për titull po zbehen gjithnjë e më shumë, kurse Leicesteri tashmë veten e sheh mbi Unitedin në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League