Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA AFËR KREUT

Përmbysje me goleadë, Ulpiana i afrohet kreut

Përmbysje me goleadë, Ulpiana i afrohet kreut


17 February, 2023 @19:45

Përkundër epërsisë së shpejt të Flamurtarit me 0-2, Ulpiana ka arritur të kdënellet dhe të shënojë fitore të thellë ndaj prishtinasve në ndeshjen që hapi pranverën në Ligë të Parë sot.

Ekipi i drejtuar nga Emin Bajrami, pas dy golave të pranuar ka hedhur veten në sulm total, për të shkuar te fitorja, ku pas disa rasteve erdhi goli i parë për të vazhduar në pjesë të dytë me furi të njëjtë drejt fitores përfundimtare, Ulpiana - Flamurtari 4-2 [Rilind Gërbeshi 39, Gentian Emini 58, Ardi Musliu 63, Lavdim Grainca 90+6 - Brenner Moraes 5, Abdoul Zongrana 23].

Flamurtari i drejtuar nga Liridon Leci nisi shumë mirë ndeshjen, kur dy të huajt e ekipit Moraes (nga gjuajta e lirë) dhe Zongrana (me kokë) shënuan për avantazh dygolësh.

TABELA AKTUALE

Ndërsa, pas kësaj me rastin e Gentian Eminit nisën fuqishëm sulmet e vendasve, të parreshtura. Tasholli provoi një minutë pas Eminit (32). Laurit Behluli në rastin tjetër (36). Rilind Gërbeshi godet (38), ndërsa pas një minute shënoi golin e parë të lipjanasve.

Në pjesë të dytë rikthehen rastet dhe golat, ndërsa Ulpiana fiton ndeshjen. Flamurtari nuk u këndell fare, kurse nga minuta e 73 e ndeshjes luajti me një lojtar më pak, pasi që Arianit Krasniqi shpejt mori dy kartonë të verdhë.

Në fund, Ulpiana me fitore në pozitën e dytë tash ka 30 pikë pas 15 ndeshjesh. Kurse Flamurtari i katërti në renditje bën hap prapa nga rrugëtimi i mundshëm në Superligë, ku pas 15 ndeshjesh ka 23 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë