Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - ONIX

Përmbysje në Mitrovicë, Trepça mposhtë Onixin

Përmbysje në Mitrovicë, Trepça mposhtë Onixin


20 October, 2021 @15:23

Një ndeshje që dhuroi plot 5 gola dhe një përmbysje fantastike u zhvillua sot në Grupin A të Ligës së Parë mes Trepçës dhe Onixit.

Pjesa e parë e duelit u mbyll 0-2 për istogasit, e mitrovicasit shënuan tri herë në pjesën e dytë dhe e mbyllën ndeshjen me fitore 3-2.

Florent Rexhaj (37’) dhe Enis Miranaj (45’) shënuan për Onixin gjatë pjesës së parë, për ta dërguar këtë skuadër me rezultat 0-2 në pushim mes pjesëve.

TABELA AKTUALE

E në pjesën e dytë, Trepça shënoi plot tri herë në minutat 65’, 67’ e 78’ dhe kështu e mbylli ndeshjen me fitore.

Ky rezultat bën që skuadra mitrovicase me traditë të jetë në vendin e shtatë të grupit A, kurse Onixi është i treti në grup momentalisht.

Njëkohësisht, kjo ishte xhiroja e fundit e ciklit të parë të ndeshjeve në Ligën e Parë. Tash fillojnë ndeshjet kthyese.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë