Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNITED - FULHAM

Përsëri dobët në “Old Trafford”, United s’fiton as me shikues

Përsëri dobët në “Old Trafford”, United s’fiton as me shikues


18 May, 2021 @20:56

Në ndeshjen e parë me shikues në “Old Trafford” pas 14 muajve, United dështoi të fitonte në përballjen ndaj Fulhamit. Kjo ishte ndeshja e tretë brenda 7 ditëve që United nuk fiton në shtëpi, ku ka shfaqur formë katastrofale këtë sezon.

Një supergol i Edinson Cavanit në pjesën e parë ia dha epërsinë vendasve, por skuadra londineze nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 76’ përmes Bryan, e me këtë gol Fulhami arriti të largohet me pikë nga “Old Trafford”, 1-1 pas 90 minutave.

Një fitore sonte do t’ia siguronte matematikisht vendin e dytë Manchester Unitedit, por kjo nuk ndodhi dhe për më tepër, forma e Unitedit para finales së Europa Leagues, që luhet javën tjetër, duket shqetësuese.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League