BAVAREZËT FESTOJNË NË PARIS

Bashkëlojtarët duke uruar me Yann Sommerin, pasi që zvicerani kishte ndalë tentimin e rrezikshëm të Mbappes/ Foto: UCL
Përsëri ish-lojtari e rrënon Parisin
14 February, 2023 @23:30
Kingsley Coman ka përsëritur atë që bëri në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2020, ndërsa Bayern ka fituar Paris St Germainin e yjeve në ndeshjen e parë të së tetës së finales së garës.
Paris St Germain 0-1 Bayern [Coman 53] - ishte momenti kur francezi dhe ish-lojtari i parisienëve me një vollej goditje pamundësoi reagimin e duhur të Gigi Donnarummas për t’i dhënë epërsinë dhe njëkohësisht edhe fitoren bavarezëve të drejtuar nga Julian Nagelsmann.
Leo Messi dhe Neymar qëndruan të qetë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Parisi u këndell pasi që trajneri Christophe Galtier futi në lojë Kylian Mbappen. Ky i fundit shënoi, por golat e tij u anuluan për shkak të ofsajdit.
Donnarumma më pas bëri dy super-mbrojtje duke mohuar golat nga Eric Choupo-Moting dhe Benji Pavard (ky i fundit u përjashtua në fund, pas kartonit të dytë të verdhë), ndërsa Parisit tashmë i duhet të fitojë ndeshjen e 8 marsit në Allianz Arena për të shpresuar në cerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar golin dhe rastet e ndeshjes