GJILANI - MALISHEVA

Foto: SC Gjilani
Përsëri Solomon, Gjilani fiton ndaj Malishevës
21 August, 2022 @19:22
Si në ndeshjen e parë ndaj Ferizajit, edhe sot heroi i Gjilanit ishte sulmuesi Theophilus Solomon.
Falë golit të tij në minutën e 67’, Gjilani e mbylli me fitore 1-0 (Theophilus Solomon 67’) ndeshjen ndaj Malishevës, për të shkuar kështu në 2 fitore nga 2 ndeshjet e para.
Përveç golit të shënuar, rastin më të mirë për Gjilanin në këtë takim e pati Arbnor Ramadani, mesfushori i ardhur nga Llapi, i cili dështoi nga pika e bardhë në minutën e 14’ të ndeshjes. Gjuajtja e tij përfundoi në shtyllë. Këtë penallti për Gjilanin e fitoi Mevlan Zeka, i cili ishte edhe asistues te goli i fitores dhe në përgjithësi zhvilloi një paraqitje tejet të mirë individuale.
Kështu, Gjilani ka 2 fitore pas 2 xhirove të para, përderisa për Malishevën kjo ishte ndeshja e parë sezonale, pasi që ajo e xhiros së parë ndaj Ballkanit ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në garat evropiane.
Xhiron që vjen, Gjilani i shkon Drenicës, kurse Malisheva e pret Ferizajin.