Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - FRANCA

Përurohet “Arena Kombëtare”, Shqipëria e pafuqishme ndaj kampionit botëror

Foto: F.SH

Përurohet “Arena Kombëtare”, Shqipëria e pafuqishme ndaj kampionit botëror


17 November, 2019 @22:39

Në përballjen e parë në stadiumin e renovuar, Shqipëria është mposhtur me rezultal 0-2 nga kampioni i Botës, Franca, në një takim që u përshkua me atmosferë mjaft të mirë, përkundër rezultatit final.

Përkundër mungesave të shumta nga formacioni bazë, kontigjenti tejet i madh i lojtarëve cilësorë bëri që Franca të mos kishte shumë probleme sonte.

Ishte Tolisso (9’) që me kokë e hapi serinë e golave të francezëve, ndërsa Griezmann (40’), asistues te goli i parë), shënoi për 0-2, për t’i dërguar skuadrat në pushim me këtë rezultat.

TABELAT E GRUPEVE KUALIFIKUESE

Në pjesën e dytë, Shqipëria tregoi më shumë dëshirë për gol sesa në pjesën e parë, mirëpo francezët e kontrolluan mirë ndeshjen, për ta shtyer kështu festën e golit të parë të kombëtares në stadiumin e ri për një datë tjetër. Pas 90 minutave lojë, ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë, 0-2.

Kështu, nga Grupi H kualifikues, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, në Evropian kualifikohen Franca e Turqia, derisa Islanda, Shqipëria, Andorra e Moldavia mbesin jashtë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani