Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KOMBEVE: IRLANDA VERIORE - QIPROJA

Përvoja e Evansit, sjell barazimin në fund!

Fotot: northernireland/fb

Përvoja e Evansit, sjell barazimin në fund!


12 June, 2022 @17:13

Një ndeshje që fliste për fitoren e parë të Qipros, pas dy golave të para të shënuara në grup, përfundoi duke ndarë pikët në fund!

Rivalët që u mposhtën nga Greqia e Kosova në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve janë ndarë përsëri me barazim, njëjtë sikurse u ndanë në Larnaca javën e kaluar, por kësaj radhe me gola dhe dramë në fund!

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Andronikos Kakoulis ka qenë golashënues i dyfishtë për Qipron dhe i çoi ata në avantazh 0-2 në Windsor Park të Belfastit për të shtangur vendasit.

Mirëpo, në 20-minutat e fundit të ndeshjes vendasit të udhëhequr nga përkrahja frenetike prej tribunave, arritën që të rikthehen në lojë dhe të shpëtojnë nga humbja, kur në kohën shtesë të ndeshjes shënoi ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Johny Evans për të barazuar në 2-2 [McNair 71, Evans 90+3 - Kakoullis 32, 51].

Pikët e ndara në këtë ndeshje bëjnë që Kosova të jetë thuajse plotësisht e sigurt minimalisht në pozitën e dytë në këtë grup, ndërsa për të arritur triumfin në grup dhe ngritjen në Ligë të Kombeve, do të duhet që sonte përkundër mungesave të theksuara t’i tregojë dhëmbët grekëve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve