Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Petr Cech ritkhehet te Chelsea

Petr Cech ritkhehet te Chelsea


21 June, 2019 @11:43

Ish-portieri i Chelseat, Petr Cech, i cili së fundi ishte pjesë e Arsenalit, është rikthyer përsëri në fole.

Cech kësaj radhe nuk do ta mbrojë portën e skuadrës londineze, por do të ketë një detyrë jashtë fushës së blertë.

37 vjeçari do të jetë këshilltar në performancën e lojtarëve dhe në shtabin teknik të Chelseat.

Petr Cech në lidhje me detyrën e re të tij u shpreh: “Po ndihem shumë i privilegjuar për mundësinë që u bashkova përsëri me Chelsea, për të ndihmuar në krijimin e ambientit më të mirë të mundshem. Do të mundohemi të ngrisim performancën sa më shumë, për ta vazhduar suksesin që klubi e ka pasur gjatë 15 viteve të fundit

Ish-portieri Cech, u pensionua nga futbolli në fund të këtij stinori.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League