CORONAVIRUS
Pezullohet edhe Bundesliga
13 March, 2020 @17:29
E pashmangshmja ndodhi edhe në Gjermani.
Edhe pse planifikohej që ndeshjet e kësaj fundjave të luheshin pa shikues e më pas të pezullohej liga, kjo nuk do të ndodhë, me Bundesligën që ka vendosur ta pezullojë kampionatin menjeherë që nga dita e sotme, pra as ndeshjet e kësaj fundjave në Gjermani NUK do të luhen, me arsyen që tashmë dihet, virusin Corona.
Kështu, Bundesliga i bashkangjitet edhe katër ligave tjera elitare evropiane (Premier League, La Liga, Serie A e Ligue 1) në pezullimin e ndeshjeve duke filluar që nga kjo fundjavë.