Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITEN NË RENDITJE

Phoenix kërcen në pozitën e dytë me fitore

Phoenix kërcen në pozitën e dytë me fitore


11 March, 2023 @17:59

Skuadra e Phoenixit ka arritur të shënojë edhe një fitore në kuadër të Ligës së Parë dhe me këtë është ngritur në pozitën e dytë të renditjes tabelare, duke e lënë pas Lirinë e Prizrenit së paku sot.

Ekipi i drejtuar nga Gani Sejdiu ka mposhtur Rilindjën 1974, ndërsa kapiteni Enis Miranaj dhe veterani Enis Zabërgja i kanë sjell fitoren ekipit të Phoenixit që po mëton Superligën këtë stinor, Phoenix 2-1 Rilindja 1974 [Enis Miranaj, Enis Zabërgja 69 - Norik Krasniqi]. Bler Istrefi asistoi te goli i Zabërgjës, që ishte edhe goli i fitores së ekipit nga Banja e Pejës.

TABELA AKTUALE

Phoenix vs. Rilindja 1974

Përndryshe, pas kësaj ndeshjeje Phoenix ka tre fitore radhazi dhe ka arritur fitoren e dhjetë sezonale, duke mbledhë 32 pikë nga 18 ndeshje. Rilindja 1974 në anën tjetër me 25 pikë, duket e sigurt në stinorin e parë të saj në Ligë të Parë, kurse është e shtata në renditje me 6 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë A&N.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë