PHOENIX 3-0 TREPÇA
Phoenix më bindësi në xhiron e parë
20 August, 2022 @19:14
Skuadra e Phoenixit që këtë stinor po drejtohet nga Gani Metaj ka nisur më furishëm nga të gjithë kampionatin në Ligën e Parë Grupi A.
Ekipi i Phoenixit me lojë të mirë dhe dominuese ndaj Trepcës, ka arritur të shënojë fitore të thellë me tre gola dallim ndaj mitrovicasve, Phoenix 3-0 Trepca [Besmir Fetahu 16, Abedin Merlaku 80, Enis Stublla 90+2].
Futbollistët e Trepçës, që drejtohen nga Emin Baliqi trajner, pikët duhet t’i kërkojnë në xhirot tjera të kampionatit, derisa sot kanë qenë të pafuqishëm ndaj ekipit të Banjës së Pejës.
E te Phoenix, përkundër se nuk shënoi, sot dallimin e ka bërë kapiteni Enis Miranaj, që me ndarjet e topave në mes të fushës shpeshherë ka futur bashkëlojtarët në aksion, prej të cilave ka regjistruar edhe dy asistime.