Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI 1-2 PHOENIX

Phoenix përmbys Vëllaznimin dhe mbetet lider

Festa e fitores së Phoenixit, pas përmbysjes në Gjakovë sot/ Foto: KFPhoenix/fb

Phoenix përmbys Vëllaznimin dhe mbetet lider


28 August, 2022 @19:29

Skuadra e Phoenixit ka arritur të përmbysë epërsinë e hershme të Vëllaznimit të arritur sot në Gjakovë, për të fituar ndeshjen në fund, ndërsa me tri pikët e sotme dhe goldallimin që e ka, ka mbetur lider i Ligës së Parë Grupi A.

Vëllaznimi e nisi mirë, ndërsa gëzimi erdhi shpejt kur Erris Gojani përmes një goli të bukur i dha avantazhin ekipit herët në lojë.

Vellaznimi vs Phoenix, match start

Mirëpo, me të marrë kontrollin e lojës, Phoenix është rikthyer shpejt dhe përmes kapitenit briliant të tyre Enis Miranaj kanë barazuar për të çuar skuadrat në pushim me 1-1.

TABELA AKTUALE

E në pjesë të dytë, për fitore të ekipit nga Banja e Pejës është përkujdesur sulmuesi veteran i ardhur këtë verë në skuadër, Enis Zabërgja, që ka shënuar për fitore dhe përfundimtaren: Vëllaznimi 1-2 Phoenix [Erris Gojani 9’ - Enis Miranaj 35’, Enis Zabërgja 77’].

Derisa me fitore Phoenix bëhet me 6 pikë dhe mbetet lider sikurse në xhiron e parë, Vëllaznimi ka mbetur pa fitore edhe pas dy xhirove të para të Ligës së Parë Grupi A dhe pa asnjë pikë të fituar ende!

Gjakovarët do të udhëtojnë në xhiron e radhës për në Drenas për tu ndeshur me ish-ekipin e trajnerit të tyre Gani Sejdiu, Feronikeli’74, ndërsa Phoenix do të kërkojë vazhdimin e fitoreve në përballje ndaj Drenasit, që s’ka humbje ende!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë