Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESMIR FETAHU VENDOS NDESHJEN

Phoenix shijon fitoren ndaj Lirisë

Futbollistët dhe stafi i Phoenixit, me trajnerin Gani Sejdiu, duke festuar fitoren në dhomat e zhveshjes/ Foto: FCPhoenix/ fb

Phoenix shijon fitoren ndaj Lirisë


25 February, 2023 @17:18

Fitore minimale, por mjaft e nevojshme për Phoenixin, që nën drejtimin e Gani Sejdiut po kërkon të arrijë Superligën këtë stinor nga Liga e Parë. Pas startit me barazim ndaj Rahovecit ne xhiron e shkuar, Phoenixi ka arritur një fitore tepër të rëndësishme ndaj Lirisë së Prizrenit (që gjithashtu po kërkon Superligën).

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Phoenixit nga Banja e Pejës e shënoi Besmir Fetahu, pasi që pranoi një top në zonë nga Fatjon Bunjaku për t’i dhënë epërsinë ekipit të Sejdiut, e krejt në fund doli të jetë goli vendimtar i tri pikëve, për Phoenix 1-0 Liria [Besmir Fetahu 43’]. Goli i Phoenixit erdhi nga një kundërsulm i shpejt dhe një gracke të pasuksesshme ofsajdi të mbrojtësve të Lirisë që u gjetën në befasi, derisa Bunjaku vrapoi deri në zonë për të asistuar Fetahun e vetmuar që nuk e pati të vështirë të shënojë.

TABELA AKTUALE

Tentimet dhe dominimi me posedim i Lirisë, nuk mjaftuan për më shumë në këtë ndeshje, derisa Phoenix festoi në fund.

Fitorja, bën që Phoenixi me 16 ndeshje të arrijë në 26 pikë, një më pak se sa ka Liria për momentin e dyta, nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë