ISTOGU - PHOENIX

FOTO / Phoenix
Phoenix triumfon ndaj Istogut, futet në garë për barazh
5 March, 2023 @16:32
Phoenix duke e mposhtur Istogun me rezultat 1-2 [Malsor Blakaj 57’ - Enis Miranaj 69’p, Fatjon Bunjaku 78’], është futur në garë për barazh në Grupin A.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-0 edhe pse mysafirët kishin më shumë raste, kurse 3 gola erdhën në pjesën e dytë.
Vendasit kaluan në epërsi me Malsor Blakaj në minutën e 57’, derisa Enis Miranaj e barazoi rezultatin nga penalltia, kurse Fatjon Bunjaku shënoi pas asistimit të Enis Stubllës, që ishte edhe goli i fitores.
Phoenix me 29 pikë është barazuar me Istogun që gjendet në pozitën e tretë dhe që të dyja skuadrat kanë 1 pikë më pak se Liria në pozitën e dytë.
Në xhiron tjetër Phoenix takohet me Rilindjen 1974, derisa Istogu me liderin Feronikeli 74.