Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANKOHEN VENDASIT

Phoenixi ndalet nga Vëllaznimi!

Phoenixi ndalet nga Vëllaznimi!


9 April, 2023 @20:17

Dominim i plotë i ekipit të Gani Sejdiut, Phoenix, ndaj Vëllaznimit të Megzon Visokës, por gola s’kishte në ndeshje dhe kështu ekipet ndanë pikët. Derisa për Phoenixin kjo pikë është aspak e dëshiruar, sa për shkak të lojës së treguar sa për shkak të mundësisë për barazh në Superligë, për Vëllaznimin është e mirë se ardhur.

Trajneri i ri i Vëllaznimit ka nxjerrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit me ekipin dhe edhe pse shihet vështirë shpëtimi i kuqezinjëve në Ligë të Parë Grupi A, derisa mundësia teorike ekziston, shpresa vazhdon!

TABELA AKTUALE

Për më tepër, një gol i shënuar nga Phoenix u anulua nga anësori, që sipas videos së publikuar nga vetë ekipi i Banjës së Pejës shihet të jetë i rregullt, do të mund t’i kushtojë me mosmundësi të arritjes së barazhit atyre! Në fund, Phoenix 0-0 Vëllaznimi!

Ekipi i Sejdiut mbetet i katërti me 36 pikë nga 21 ndeshje, ndërsa Vëllaznimi i fundit në renditje tash ka 7 pikë nga 21 ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë