Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË VITOMIRICË

Phoenixi përsëri ndalë Lirinë

Phoenixi përsëri ndalë Lirinë


16 April, 2023 @17:16

Skuadra e Phoenixit përsëri ka ndalë Lirinë! Prizrenasit që po kërkojnë Superligën tashmë në dy mysafirllëqet në te ekipi i Phoenixit po gabojnë dhe sot kanë barazuar me fat, për përfundimtaren Phoenix 1-1 Liria [Fatjon Bunjaku 26 — Arvin Mulaj 85’].

Në ciklin e dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë A, Liria ishte mposhtur nga Phoenixi që po luan si vendas në Vitomiricë, në stadiumin sintetik. Ndërsa sot, menzi barazoi. Thuajse asgjë nuk shkoi si duhet për Lirinë, përkundër se ata posedimin e topin dhe kontrollin e lojës e kishin.

Por, Phoenixi i Gani Sejdiut reagonte mençur dhe pas një topi të rrëmbyer në mes ka qenë sulmuesi i tyre Fatjon Bunjaku që ka shënuar me shut në portën e Drilon Hodajt.

TABELA AKTUALE

Liria tentoi rikthimin e shpejt dhe pati rastin më të mirë në futboll. Por Liridon Fetahaj shutoi dobët penalltinë, që u prit nga portieri i vendasve Art Zenunaj. Pjesa e dytë përsëri njëjtë, Liri dominuese por pa raste konkrete, ndërsa Phoenixit iu anulua një gol me pretekst ofsajdi, për të cilin protestuan shumë lojtarët!

E deri në fund e tëra që arriti të bënte Liria ishte të barazonte rezultatin përmes Arvin Mulaj, i cili u gjend më së miri në presionin në zonë të kundërshtarit për përfundimtaren 1-1. Ky rezultat më së shumti i ka konvenuar Feronikelit’74, që është lideri i Grupit A të Ligës së Parë.

Liria tash ka 41 pikë, 3 më pak se lideri Feronikeli’74. Phoenixi ndërkaq ii treti në renditje, ka 37 pikë nga 22 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë