Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PHOENIX 3-1 DRENASI

Phoenixi vazhdon pa gabime! Drenasi përjeton humbjen e parë

Phoenixi vazhdon pa gabime! Drenasi përjeton humbjen e parë


3 September, 2022 @19:30

Skuadra e Phoenixit ka vazhduar stinorin e nisur në mënyrë perfekte dhe tashmë në tri xhirot e para ka shënuar edhe fitoren e tretë të stinorit, duke e mposhtur sot Drenasin, që nuk kishte pësuar ende këtë sezon.

Phoenix 3-1 Drenasi [Kone Kassoun 11, Abedin Merlaku 55, 76 - Qemail Elshani 33].

TABELA AKTUALE

Futbollistët e drejtuar nga trajneri Gani Metaj kanë treguar lojë cilësore, derisa pas pjesës së parë që u krye me barazim, në pjesë të dytë ndezën motorët, e Abedin Merlaku shënoi dy herë për të siguruar fitoren e ekipit të tij në ndeshjen e zhvilluar në Vitomiricë.

Drenasi në anën tjetër përjetoi humbjen e parë sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë