FLAMURTARI-LIRIA
Pika e parë e Lirisë si mysafir
16 September, 2017 @17:52
Skuadra e Lirisë ka marë pikën e parë si mysafir këtë stinor nën drejtimin e Bledi Shkëmbit, duke barazuar pa gola sot me Flamurtarin në Prishtinë, 0-0.
Derisa në pjesën e parë nuk u veçua ndonjë rast i rëndësishëm, në pjesën e dytë Artur Magani i Lirisë dhe Florent Ahmeti i Flamurtarit kanë humbur nga një rast ideal për skuadrat e tyre.
Më pas, Liria 12 minutat e fundit të ndeshjes i luajti me 10 lojtarë, pasi që Magani mori karton të kuq, që nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.