Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PSG

Pochettino kërkon ribashkim me ish-lojtarin e tij

Pochettino kërkon ribashkim me ish-lojtarin e tij


4 January, 2021 @0:54

I posa-ardhur te Paris Saint-Germain, trajneri argjentinas Mauricio Pochettino thuhet se është gati t’ia bëj një ofertë ish-ekipit të tij Tottenham Hotspur për futbollistin Dele Alli!

Sipas The Mirror, Poch është duke planifikuar që në afatin kalimtar të janarit të bëj një ribashkim me Allin.

Kreu i Tottenhamit Daniel Levy nuk dëshiron ta lirojë lojtarin në mes të stinorit edhe pse ky i fundit s’po përdoret shumë nga Jose Mourinho, por një ofertë që mund të konsiderohet “mahnitëse” nga PSG pritet të ndërrojë gjithçka.

Krejt ky spekulim i gazetës britanike është bërë pasi që interesimi i Pochettinos është ngritur për lojtarin dhe ka marrë leje nga drejtuesit e PSG-së që të bëj një “dridhje” të lehtë në skuadër duke sjellë lojtarë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League