MILAN - UNITED
Pogba vendimtar, United eliminon Milanin
18 March, 2021 @23:01
I inkuadruar nga banka rezervë dhe i rikthyer pas 10 ndeshjeve mungesë për shkak të lëndimit në kofshë, francezi Paul Pogba sonte ishte arsyeja kryesore që United e mposhti Milanin në “San Siro” dhe e arriti çerekfinalen e Europa League.
Takimi mes dy rivalëve të vjetër u mbyll 0-1 për skuadrën angleze, rezultat që tutje e dërgon Unitedin, pasi që ndeshja e parë në Angli u mbyll 1-1.
Pas pjesës së parë pa gola, francezi Paul Pogba u inkuadrua në lojë me të filluar pjesa e dytë dhe shënoi mjeshtërisht 4 minuta më pas, e ky gol i mjaftoi Manchester Unitedit për ta kaluar Milanin.
Rreth 25 minuta sonte luajti edhe Zlatan Ibrahimovic, i rikthyer nga lëndimi, për të na njoftuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Suedisë këtë muaj, përfaqësuese kjo që përballet me Kosovën më datën 28.