12 RRESHT

Foto: Juventus Official
Poker për kreun e tabelës
31 January, 2016 @13:43
Pasi preku me një këmbë finalen e Coppa Italia në mesjavë, Juventusi arrin edhe fitoren e 12 radhazi në Serie A. Sot “Zonja e vjetër” mposhti pa probleme Chievon me rezultat 0-4. Skuadra e Allegrit, e cila e filloi sezonin në mënyrë të tmerrshme duke qenë 15 pikë larg kreut, sot ndodhet në vendin e parë.
Ndeshja nuk pati fare histori, me rezultatin që u zhbllokua qysh në fillim nga Alvaro Morata. Ishte përsëri Morata që e dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, torinezët shënuan edhe dy herë përmes Sandros dhe Pogbas.
12 fitore radhazi ishte rekord që tek Juventusi mbahej nga trajneri Conte dhe sot ky rekord barazohet nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili javën tjetër ka mundësi të shkruajë një rekord të ri pasi që Juventusi ndeshet me Genoan në shtëpi.
Me një ndeshje më shumë të zhvilluar, Juventusi është lider i Serie A.
Paul Pogba Goal HD - Chievo 0-4 Juventus - 31… by LiG2Fr