DEBRECEN

EuroSport
Poleksic mohon kurdisjet
6 February, 2013 @14:46
Skuadra hungareze Debrecen ka njoftuar se UEFA-ja ka ndërmarrë aksion ndaj portierit të tyre Vukasin Poleksic, pasi që ky nuk i ka njoftuar zyrtarët kur i janë përafruar kurdisësit e ndeshjeve.
”Çdokush që e ka shikuar ndeshjen mund të thotë se kjo ka qenë rrenë. Ne humbëm vetëm 1-0 nga Liverpooli në Anfield Road dhe unë kam luajtur shumë mirë. Kam mbrojtur shutat në duele një-me-një nga Albert Riera, Fernando Torres dhe Steven Gerrard. I mbaj në mend të gjitha. Si mund të thotë dikush që e kam lëshuar ndeshje?!” ka thënë Poleksic për Daily Mail sot.
Portieri është dyshuar për kurdisje të ndeshjes me Liverpoolin si dhe ato me Fiorentinën në kuadër të Ligës së Kampionëve, e këto të fundit (me Fiorentinën) kanë përfunduar me zhargonin bastoresk, 7 plus.